Armend Muja: Projektligji për Trustin shqyrtohet të mërkurën

Aktuale

Armend Muja: Projektligji për Trustin shqyrtohet të mërkurën

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 14:32
Armend Muja

Projektligji për Trustin pritet të diskutohet këtë të mërkurë në Komisionin për Buxhet.

Kështu ka konfirmuar kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja.

Muja tha se në ora 10:00 parashihet të vazhdon trajtimi i këtij projektligji.

 “Po të mërkurën në ora 10:00 vazhdon trajtimi i Projektligjit për Trustin”, tha shkurt Muja.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën e javës së kaluar.

Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha për Front Online se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.

“Kjo ka ndodhë si rezultat i obstruksioneve që kryetari i Komisionit Armen Muja, po e bën për të zhagitë deri në maksimum çështjen e Trustit dhe gjitha këto janë obstruksione politike të Lëvizjes Vetëvendosje përmes instrumentalizimit të kryetarit të Komisionit”, është shprehur ai.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën e kaluar në Prishtinë është mbajtur edhe protestë ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat