Mediat në Shqipëri: Policia plagos në ndjekje një sirian në pikën kufitare në Morinë

Aktuale

Mediat në Shqipëri: Policia plagos në ndjekje një sirian në pikën kufitare në Morinë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:28
Pika kuftiare në Morinë

Policia shqiptare duket ta ketë plagosur në ndjekje një sirian në pikën kufitare në Morinë.

Të paktën kështu raporton Lapsi.al, duke u thirrur në burimet e veta.

Tutje mësohet se i riu sirian është plagosur mes brinjëve të kufirit, teksa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Prokuroria, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po hetojnë nëse ka pasur shkelje nga ana e efektivëve të Kukësit në lidhje me rastin.

Sipas mediumit respektiv, plagosja ka ndodhur nga pakujdesia, ndërsa në pyetje momentalisht po merren edhe disa persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat