Avokati Koci: Zana Avdiu pranoi mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese

Aktuale

Avokati Koci: Zana Avdiu pranoi mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 20:36
Avokati Koci dhe Zana Avdiu

Vazhdon edhe më tutje të komentohet çështja e aktivistes Zana Avdiu.

Një postim ku kritikoi gjesti i Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, u bë "sebep" që Avdiu t'i pranojë mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese.

Këtë e konfirmoi edhe avokati i saj, Arianit Koci. Ky i fundit në Pressing tha se ka pasë edhe në të kaluarën çështje ku për bazë kishin kërcënime, por asnjëri prej tyre nuk ishte si ky i Zana Avdiut.

Veç kësaj, ai i lexoi edhe disa prej mesazheve që e njëjta i ka pranuar, ndërsa kishte të atillë edhe me dhunim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat