Lajçak: Me Vuçiqin biseduam për vazhdimin e dialogut dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione

Aktuale

Lajçak: Me Vuçiqin biseduam për vazhdimin e dialogut dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Miroslav Lajçak

I dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak ka publikuar në rrjetin social Twitter postimin rreth takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë Vuçiq lidhur me vazhdimin e dialogut dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione..

Lajçak ka shkruar se gjatë takimit të sotshëm në Beograd me Vuçiq është biseduar për vazhdimin e dialogut, për kthimin e serbëve në institucione, si dhe për hartën e rrugës për marrëveshjen energjetike dhe për personat e pagjetur.

Më herët Vuçiq për gazetarë ka theksuar se me Lajçak ka biseduar për domosdoshmërinë e përmbushjes së marrëveshjes për asociacionin e komunave dhe respektimin e drejtave të popullit serb.

Me Lajçakun biseduam për ngjarjet në Kosovë dhe problemet e serbëve për shkak të hapave të njëanshëm të Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në Istangram.

Edhe Daçiq ka njoftuar se ka biseduar me Lajçakun të cilit i ka thënë se Beogradi është partner konstruktiv dhe angazhohet për zgjidhjen e t gjitha problemeve përmes dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat