Shpërthime në veri, Krasniqi thirrje Kurtit: Fol Kryeministër!

Aktuale

Shpërthime në veri, Krasniqi thirrje Kurtit: Fol Kryeministër!

Nga: N.E. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve për shëpërthime në veri.

Krasniqi ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

Sipas tij, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri flet për zhvillimet në Ukrainë e Kinë.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat