Mbyllet rruga për qarkullim në Mitrovicë, ekipet e deminimit në vend të ngjarjes

Aktuale

Mbyllet rruga për qarkullim në Mitrovicë, ekipet e deminimit në vend të ngjarjes

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sërish ka pasur shpërthime në Mitrovicën e Veriut.

Gazetarja Laura Çelaj e cila ka disa orë që po qëndron në vendin e ngjarjes tha se shpërthimi ka ndodhur shumë afër gazetarëve të cilat po e përcjellin ngjarjen.

Ajo tregoi se tashmë është mbyllur rruga për qarkullim e cila të çon drejt KKZ’së.

Po ashtu, ekipet e deminimit janë në vend të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat