Osmani: Nuk besoj që do të ketë problem për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

Osmani: Nuk besoj që do të ketë problem për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:12
Pamje nga veriu i Kosovës

Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani, vlerëson se shpërthimet që ndodhën në veri të vendit dhe thyerja e zyrave të KQZ-së aty është presion që po i bëhet qytetareve serbë nga vetë institucionet e Beogradit dhe nga disa persona që sipas tij janë shumë të njohur për institucionet e sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, nëse secili institucion e bën punën e vet, beson që nuk do të ketë ndonjë problem.

“Unë besoj në institucione, andaj nuk besoj që do të ketë ndonjë problem për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Besoj në institucione. Ato janë kompetente dhe thirrën në realizimin e zgjedhjeve kudo në territorin e Kosovës dhe shpresoj dhe besoj në institucionet e Republikës së Kosovës që do t’i organizojnë ashtu siç është më së miri”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat