Pozhari për Ekrem Mustafën: Qe një ish-ministër i Punëve të Brendshme, tani pse kjo gjendje në veri?

Aktuale

Pozhari për Ekrem Mustafën: Qe një ish-ministër i Punëve të Brendshme, tani pse kjo gjendje në veri?

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:41
Xhevdet Pozhari 

Gazetari Xhevdet Pozhari po fajëson qeveritë e kaluara për situatën në veri, duke e publikuar edhe një foto të një ish-ministri.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar një foto të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Qe një prej ish ministrave të Punëve të Brendshme nga pushtetet e kaluara. Mandej pse është në veri kjo gjendje? Pse, a thu?!” – ka shkruar ai.

Ndërkaq, në veri pati tensione sërish pasditen e së martës. Siç u tha grupe kriminale në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut e penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Fillimisht u dëmtuan zyrat e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut e pastaj u dëgjuan për disa herë krisma e granta, për të cilat zyrtarë të Policisë së Kosovës deklaruan se ishin prodhim jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat