Sarrazin: Prishtina e di qartë se për asociacionin duhet të flitet

Aktuale

Sarrazin: Prishtina e di qartë se për asociacionin duhet të flitet

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 23:01
Manuel Sarrazin

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në Bruksel se autoritetet e Kosovës e dinë që në bisedimet me Serbinë duhet folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Për asociacionin ka marrëveshje të arritur më 2013.

Mendoj që është e qartë për Prishtinën që për të duhet të flitet”, është shprehur Sarrazin për Tanjug.

Lidhur me gjendjen aktuale në dialog, ai ka vlerësuar se ka tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat