LIVE: Masat emergjente për energji ‘përplasin’ deputetët në Kuvend, opozita me kritika ndaj qeverisë

Aktuale

LIVE: Masat emergjente për energji ‘përplasin’ deputetët në Kuvend, opozita me kritika ndaj qeverisë

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 06:57 Përditësuar në ora: 12:16 më 08.12.2022
Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kriza energjetike, Rizvanolli kërkon nga kuvendi zgjatjen e masave emergjente

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit po shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjinë elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese. Ne së shpejti do të sjellim në Kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për kuvendin dhe qeverinë”, theksoi ajo.

PDK ka kritikuar se Ministria e Ekonomisë po e keqpërdor Ligjin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

 

Sot në Kuvend mbahet seancë e jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00 mban seancë të jashtëzakonshme.

Ku, deputetët do të diskutojnë rreth vendimit për masat emergjente të energjisë.

Ndërkaq, në ora 12:00 është planifikuar të vazhdohet me seancë plenare.

Kjo, me qëllim për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat