Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, lajmërohet ish-kryeprokurori Sylë Hoxha

Aktuale

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, lajmërohet ish-kryeprokurori Sylë Hoxha

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Sylë Hoxha

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka thënë se ishte e papritshme dhe e pakuptueshme se si kanë mundur të zhduken mostrat në rastin e Astrit Deharit.

Hoxha në emisionin ‘Pressing’ tha se është befasuar kur ka dëgjuar diçka të tillë.

Ai beson se hetimet e mëtutjeshme do të mund ta zbardhin këtë çështje.

“Si qytetar u befasova, dhe për mu ble diçka e papritshme dhe e pakuptueshme. Nuk e di qysh kanë mund të zhduken, sigurisht hetimet e mëtutjeshme që do të bëhen sigurisht do ta zbardhin atë çështje.

Nuk kam pas njohuri për diçka të ngjashme dhe për mu ishte thjesht diçka befasuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat