“Jemi rreth 1 mijë policë në pension të gatshëm për t’u rikthyer në detyrë”

Aktuale

“Jemi rreth 1 mijë policë në pension të gatshëm për t’u rikthyer në detyrë”

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:55
Ilustrim

Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se janë rreth 1 mijë policë që kanë dalë në pension janë të gatshëm që të rikthehen në detyrë nëse shteti i Kosovës ka nevojë si rezultat i gjendjes së krijuar.

Tasholli ishpreuh edhe kritika për shtetin se si nuk e kanë krijuar njësitin rezervë të policëve.  

“Po e ndjej veten që jam shpirtërisht e fizikisht polic. Kam biseduar me disa shok se çfarë mund të bëjmë më tutje, jo në institucione shtetërore, por privatisht. Janë rreth 1 mijë policë pensionistë dhe s’është krijuar njësiti rezervë. Por tek ne polici largohet në pension pa asnjë privilegj. Kur unë e kam mbajt armën 23 vjet edhe më herët. Edhe ma merr atë armë dhe ajo armë shkrihet. Asnjë polic nuk e merr armën që e ka pasur disa vjet”, ka thënë Tasholli.

Ai thotë se edhe përkundër moshës është i gatshëm që të rikthehet në detyrë.

“Si jo, unë e thash, po e them prap. Ndjehem i lënduar, sepse jam në gjendje të angazhohem. Unë s’mund të jem si njësi speciale. Por mund t’i kem disa sektorë, që edhe ne edhe drejtori ai e di ku mund të caktohemi. Ju bëj thirrje që të formohet njësiti special i rezervistëve”, ka potencuar ai.

Tasholli ka thënë se nëse i jepet detyra, është i gatshëm që të shkojë edhe në veri.

“Ne mund t’i kryejmë të njëjtat punë. I kemi sigurimin e objekteve. Eprorët në dhomën komanduese. Ka lloj-lloj sektorë që mund të japim kontribute. Por kudo që më cakton shteti do të jem aty. Edhe në veri”, ka shtuar Tasholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat