Presidentja Osmani falënderon vendet që e mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Aktuale

Presidentja Osmani falënderon vendet që e mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 10:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që kanë mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo falënderoi në Twitter Italinë, Francën, , Lituaninë, Estoninë Finlandën, Austrinë si dhe Bullgarinë. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi zyrtarisht të enjten aplikacionin e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ndryshe, të mërkuren e 14 dhjetorit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca firmosën dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, një ditë pas kryeministri Kurti këtë aplikim ia dorëzojë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat