“Lirimi i Pantiqit vendim politik, ka parandaluar eskalimin e situatës”

Aktuale

“Lirimi i Pantiqit vendim politik, ka parandaluar eskalimin e situatës”

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 23:46
Dejan Pantiq

Sot, ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, analisti Tomorr Avdia e ka quajtur vendim politik të marrur nën presionin e kohës.

“Është një vendim politik i marrur nën presioni e Kosovës dhe në kuadër të zhvillimeve të cilat kanë qenë që për pak orë ose ndoshta ditë do të mund të krijonin një situatë tjetër shpërthyese e cila dilte jashtë kontrollit”, u shprehur Avdia.

Ai tha se skenarët për tensionim të situatës janë përgatitur nga Serbia por që e kanë mbështetjen e regjimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat