Durmishi pas vërshimeve: Janë mobilizuar të gjitha kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Aktuale

Durmishi pas vërshimeve: Janë mobilizuar të gjitha kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Më: 19 janar 2023 Në ora: 18:14
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas vërshimeve në disa pjesë të Kosovës, shkruan GazetaDemos.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të qarkullueshme për automjete.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas informacioneve nga tereni janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët të jenë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, gjatë tërë kohës po punojnë dhe po intervenojnë për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve.

Meqenëse, Instituti Hdirometerologjik i Kosovës, ka parashikuar përkeqësim të motit edhe gjatë ditës së nesërme, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat