Mehaj në Mitrovicë bashkë me forcat e FSK-së: Situata me vërshimet është nën kontroll

Aktuale

Mehaj në Mitrovicë bashkë me forcat e FSK-së: Situata me vërshimet është nën kontroll

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:49
Armend Mehaj dhe Bedri Hamza

Për shkak të gjendjes së rënduar si rezultat i vërshimeve në disa rajone të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Mitrovicë bashkë me forcat e FSK-së.

Mehaj ka thënë se po u dalin në ndihmë qytetarëve, duke shtuar se në terren e ka takuar edhe kryetarin e komunës, Bedri Hamza me të cilin kanë diskutuar për koordinimin e veprimeve.

“Situata me vërshime në vendin tonë është nën kontrolll, me gjithë vështirësitë në terren ushtarët tanë me sukses po iu dalin në ndihmë qytetarëve tanë. Tani gjindem në Mitrovicë, u takuam me kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza me të cilin diskutuam për masat që duhet të ndërmarrim, lajme të mira nga terreni ku niveli i ujit po bie dhe gjendja po qetësohet”, ka njoftuar Mehaj.

Ai ka thënë se forcat e ushtrisë janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë.

“Gjithashtu, forcat tona janë në ndihmë dhe dispozicion të qytetarëve në Skenderaj, Istog dhe Klinë, gjithashtu e njoftova kryetarin e Komunës së Junikut që në rast nevoje jemi në gatishmëri të plotë. Ushtria jonë është këtu për ju!”, ka thënë në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat