Deputeti i LVV-së e quan dezinformatë planifikimin për atentat ndaj opozitarëve

Aktuale

Deputeti i LVV-së e quan dezinformatë planifikimin për atentat ndaj opozitarëve

Më: 20 janar 2023 Në ora: 00:27
LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba tha se raportimi se ka pasur planifikim për atentat ndaj opozitarëve ka qenë një dezinformatë.

Zyba tha se kjo ngjarje ka shkaktuar huti te qytetarët se si ka mundësi ose nga kush ka ndodh.

“Është lansuar një informatë, unë e konsideroj për informatat që kemi tashmë se ajo ka qenë një dezinformatë në mos e qëllimshme, mjaftueshëm ka shkaktuar një huti tek qytetarët se si ka mundësi ose nga kush. Por po e llogaris të mos ketë qenë një lojë e nivelit të ulët, e personave, e personaliteteve të dështuara në politikë dhe të krijojnë situata në emër të pasigurisë personale, të ndjellin një pasiguri qytetare, jo pse qytetarëve nuk ju duhet po nuk ju bëjnë shërbim edhe personave të caktuar se e konsideroj. Prej atyre informatave tash çka janë ndarë me publikun nga organet kompetente, thuhet se nuk është serioze për atë çka është lansuar në opinion por ka të bëjë me person që ju kanë takuar pushteteve në të kaluarën dhe ngjarja dhe potenciali i tillë ka qenë për të kaluarën e largët, jo për të afërt”, tha ai.

Tutje deputeti i VV-së tha se ky rast ka qenë një adgjë por jo një potencial ose rrezik për personat në fjalë.

“Unë nuk ua dëshiroj asnjë të keqe personave në fjalë prandaj duhet të kemi pak edhe kujdesi…. për lajmin që po bëhet fjalë po e konsideroj që nuk ka qenë serioze dhe nuk duhet të ketë vëmendjen e duhur veçse organet duhet të ndjekin proceduren që nga ka filluar dhe deri në mbarim të procedurës”, tha ai.

Më tej Zyba tha se duhet të ketë të ketë masa ndaj personave të tillë në përputhje me ligjin pasin që sipas tij, dëme të tilla shpeshherë janë bërë në Kosovë.

“Në masën që e konsideroj unë ka qenë sidoqoftë lëshim apo qëllim i keq nuk e konsideroj që duhet të ketë vëmendje më të shtuar veçse të jetë një rast  i izoluar dhe të nxirren para përgjegjësisë edhe kushdo që, qoftë si skenar, si trillim apo qoftë si gabim, si lëshim edhe në procedurë nëse e ka bërë dikush ose me përgjegjësin ligjore… “ shtoi Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat