​Arifi në 10-vjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë: Përulemi para veprës së luftëtarëve

Aktuale

​Arifi në 10-vjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë: Përulemi para veprës së luftëtarëve

Më: 20 janar 2023 Në ora: 08:49
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, reagoi në përvjetorin e dhjetë të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së duke thënë se 20 janari i vitit 2013 ishte një ditë e kobshme për Luginën.

“Sot 10 vite, mëngjesi i 20 janarit ishte ditë e kobshme për Luginën e Preshevës. Më 20 janar, përmes forcave serbe të armatosura, simboli i luftës së djemve tanë u vodh padrejtësisht, duke lënë vragë të thellë tek çdo shqiptarë në Luginën e Preshevës”, tha ai.

Ai tha se vijojnë të nderojnë të gjithë trimat duke iu përkulur veprës së tyre.

“Si një rrëfim i trishtë për plot 10 vite, edhe pse nuk është aty ku i takon, ne vazhdojmë e nderojmë vendin ku qëndronte plot krenari një lapidar me emra e mbiemra të trimave që nuk vdiqën kurrë. Vazhdojmë përulemi para veprës së luftëtarëve tanë çlirimtarë dhe si gjithmonë ata jetojnë në zemrat tona”, përfundoi Arifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat