Krasniqi i quan heronj tre zyrtarët komunal që shpëtuan nga përmbytjet dy banorë të Llaushës

Aktuale

Krasniqi i quan heronj tre zyrtarët komunal që shpëtuan nga përmbytjet dy banorë të Llaushës

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:45
Memli Krasniqi gjatë vizitës në Skenderaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka quajtur heronj të ditës, tre zyrtarët komunal që kanë shpëtuar nga përmbytjet dy banorë të fshatit Llaushë.

Krasniqi ka thënë se vështirësitë e djeshme në Skenderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Vështirësitë e djeshme në Skenderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin. Simbol i këtij solidariteti vetëmohues u bë guximi i tre heronjve të ditës, Amir Lushtaku, Alban Berisha dhe Brahim Nura, të cilët në fshatin Llaushë shpëtuan nga përmbytjet kërcënuese Xhavit Zyhranin dhe bashkëshorten e tij. Krenar me aktin heroik të aktivistëve shembuj të PDK-së, njëkohësisht zyrtarë të përkushtuar të komunës. Faleminderit djema!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat