​Presidentja Osmani do të pritet nga Papa Françesku në Vatikan

Aktuale

​Presidentja Osmani do të pritet nga Papa Françesku në Vatikan

Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:07
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Presidentja Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

“Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat