Shtesa 50 euro për sektorin publik, Azemi: Marre e trishtim, Qeveria s’po e din çfarë po bën

Aktuale

Shtesa 50 euro për sektorin publik, Azemi: Marre e trishtim, Qeveria s’po e din çfarë po bën

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:30
Jusuf Azemi

Pagesa prej 50 euro shtesë në paga do të vazhdojë të ndahet për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar. Kështu mori vendim Qeveria sot në mbledhjen e saj.

Në lidhje me këtë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kjo është marria e Qeverisë Kurti e cila nuk po e din se çfarë po bën.

Sipas tij, veprimi i Qeverisë për të favorizuar punëtorët e sektorit publik në raport me sektorin privat është trishtim.

“Është një vendim që nuk di se si të shantazhohen ndryshe punëtorët e sektorit privat përderisa jemi ne mbushësit më të mëdhenj të buxhetit të Qeverisë së Kosovës, me pagat dhe kontributet tona, por marrja nuk po e mbytka askënd. Kjo është marria e Qeverisë Kurti që nuk din se çfarë është duke bërë. Ky veprim është marre e trishtim kur favorizohen punëtorët e sektorit publik në raport me sektorin privat”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Azemi shton se me këtë veprim janë mbetur pa koment, teksa shtoi se kanë menduar që këtë gabim do ta përmirësojnë, por prapë Qeveria po e bën të njëjtin.

“Ne kemi menduar se këtë gabim do ta përmirësojë por prapë po bëhet i njëjti gabim dhe jemi mbetur pa koment një gjë të tillë një person që dijë të logjikojë nuk e bënë, por ky është realiteti jonë. Kemi punëtorë që paguhen me 170 euro dhe nuk stimulohet me 50 euro, stimulohen ata punëtorë që marrinë pagë mbi 500 euro”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat