Gërxhaliu thotë se sektori privat meriton tretman më të dinjitetshëm

Aktuale

Gërxhaliu thotë se sektori privat meriton tretman më të dinjitetshëm

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:53
Safet Gërxhaliu

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur për shtesën prej 50 euro për sektorin publik, e që tha se Qeveria duhet të ketë qasje gjithëpërfshirëse.

Gërxhaliu tha se në qoftë se me diçka krenohet Qeveria në vitin 2022, ka qenë buxheti rekord i paraparë për vitin 2023, e që sipas tij, është nga performanca e sektorit privat.

“Në Kosovë është një dominancë e agjendës politike dhe çdo gjë është e politizuar, ka pak hapësirë për ekonomi. Kriza e ka bërë të vetën dhe jeta e qytetarëve është shtrenjtuar dhe në këtë drejtim çdo hap për të ndihmuar qytetarët duhet të mbështetet. Në rend të tretë duhet të kuptohet se në qoftë se me diçka krenohet Qeveria në vitin 2022 ka qenë buxheti rekord i paraparë për vitin 2023 dhe të gjitha këto janë burim i një performance e të sektorit privat”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, sektori privat e meriton një tretman më të dinjitetshëm.

“Besoj se Qeveria duhet të ketë qasje gjithëpërfshirëse, nuk duhet të ketë qasje fragmentare apo segmentuese. Në qoftë se parashikimet buxhetore janë mbi 3 milionë euro dhe ato parashikime duhet të realizohen, besoj se sektori privat meriton një tretman më të dinjitetshëm”.

“…Është koha kur duhet të mendohet më tepër për sektorin privat, duhet të motivohen të rinjtë të jenë pjesë e sektorit privat”, përfundoi Gërxhaliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat