Gjinovci reagon në lidhje me takimin e Kurtit me ambasadorin amerikan – ja pse ishte i dëmshëm për Kosovën!

Aktuale

Gjinovci reagon në lidhje me takimin e Kurtit me ambasadorin amerikan – ja pse ishte i dëmshëm për Kosovën!

Nga: M.H. Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:05
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me takimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Sipas Gjinovcit nuk e din qëllimin e saktë të takimit mirëpo që është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend, përcjell “Bota sot.

“Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet”, shkruan tutje Gjinovci.

Postimi i plotë

Takimi i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë

Nuk e di qëllimin e takimit të ambasadës amerikane të hanën, por hajde ta thojmë të vërtetën.

- Është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend. Anashkalimi i institucioneve legjitime e legale të daluna prej zgjedhjeve demokratike, me stilin që na ju shantazhojmë nëse s'na ngoni, është ftesë për kaos.

- Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet.

- Është takim provokues për Kosovën.

- Është takim që e minon pozicionin e Kosovës në negociata me Serbinë.

Me ni fjalë, është takim i DAMSHËM për Kosovën.

Ky takim kish pasë kuptim nëse amabasada amerikane në Beograd e kish organizu në tnjejtën kohë një takim për nevojën e njohjes së Kosovës nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat