Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

Aktuale

Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:18
Hysamedin Feraj dhe Albin Kurti

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar “gatishmërinë” për protestë të qytetarëve në mbrojtje të Qeverisë Kurti.

Sipas Ferajt, që është aktivist i VV-së nga Shqipëria, janë shtuar thirrjet për protestë së paku në mediet sociale.

“Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve "në mbrojtje të qeverisë Kurti" lidhur me zajednicën.

Në fakt ajo më shumë po duket si protestë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë përaballë diskriminimit serb, në stilin:

"Jo diskriminimit etnik (të shqiptarëve)"!

"Jo më qytetarë të dorës së dytë në Kosovë, si dikur në Jugosllavi dhe në Serbi"!

"Duam barazi etnike"!

"Duam të drejtat tona kombëtare"!

"Liri, barazi, Republikë, demokraci", etj.

Bash si dikur, shumë vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat