Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

Aktuale

Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:54
Leonora Dervishaj -Pacolli

Leonora Dervishaj -Pacolli, avokatja e Binak Sylajt, ka reaguar pas raportimeve se klienti i saj ka ngacmuar seksualisht deputeten Duda Balje.

Dervishaj-Pacolli ka thënë se Sylaj nuk ka kanos e as ngacmuar Baljen.

Madje avokatja thotë se Binak Sylaj ka pranuar se e ka telefonuar me qëllimin për t’u sqaruar lidhur për disa mosmarrëveshje që kishin mes tyre.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj shkrimeve të disa portaleve lidhur me të dyshuarin B.S dhe deputetës Duda Balje.

Në cilësinë e avokatës, si e autorizuar për mbrojtjen e të dyshuarit B.S, me qëllim të mbrojtjes së interesave të të mbrojturit tim në procedurë penale, e cila procedurë është në fazën e hetimeve, kjo procedurë duhet të zhvillohet dhe pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm!

Dua ta informoj publikun se nuk qëndrojnë pretendimet e theksuara si në portale si dhe nuk janë aspak të vërteta disa nga deklarimet se, kinse mua si avokate e B.S më kanë kontaktuar.

Pra, rasti është në fazën e hetimeve dhe i mbrojturi im ka dhënë mbrojtjen e tij para prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke dhënë sqarimet lidhur me këtë çështje, njejtën kohë duke mohuar fajësinë se nuk e ka kanosur apo ngacmuar Deputetën në fjalë, gjithashtu nuk është e vërtetë se ka çrregullime psiqike apo probleme me ligjin, për kundër asaj i mbrojturi im është biznesmen dhe merret me punët e tij, është një njeri familjar.

Sa i përket shkrimeve në medie se për këtë rast është prononcuar avokati i tij, e përseris se në asnjë moment nuk e ka autorizuar avokatin sipas detyrës zyrtare që të flas në emër të tij. Po ashtu, avokati është i detyruar që të ruaj konfidencialitetin që mëson gjatë mbrojtjes në procedurë penale.

Gjithashtu, i mbrojturi im nuk ka pranuar asnjë pretendim të paraqitur nga ana e prokurorisë për veprat penale, por ka deklaruar se e ndjen veten të pafajshëm nga të gjitha pretendimet e deputetës Duda Balje.

I mbrojturi im nuk e ka trazuar as vetë deputetën, as familjarët e aq më pak anëtarët e partisë së saj, por më të lartëcekurit sipas të mbrojturit tim, raportet midis tyre kanë qenë shumë të mira.

Pa asnjë dyshim, i mbrojturi im ka të drejtë që t’i sigurohet një procedurë e drejtë e hetimit nga prokuroria dhe ka të drejtë që t’i ruhet personaliteti nga prokuroria dhe avokati sipas detyrës zyrtare dhe nga “burime brenda prokurorisë”, qe flasin në media për një çështje që është në fazën e hetimeve.

Çdo person që hetohet dhe që ndaj tij zhvillohet procedura penale konsiderohet i pafajshëm.

Përpjekja për gjykim publik është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe si për qëllim të vetëm ka që të ndikojë në Institucionet e Pavarura siç janë Prokuroria dhe Gjykata, dhe të kushtëzohet që i njejti të shpallet fajtor për një vepër që nuk e ka kryer.

Sa i përket raporteve ndërmjet të dyshuarit dhe deputetës Balje, ne nuk duam të flasim dhe këto çështje, mirëpo të gjitha do të sqarohen nga prokuroria dhe gjykata.

Prandaj, unë dua ta njoftoj opinionin publik se shkrimet në portale janë të pavërteta sepse i mbrojturi im nuk e ka kanosur dhe nuk e ka ngacmuar asnjëherë të njejtën, por e ka pranuar se e ka telefonuar me qëllimin për t’u sqaruar lidhur për disa mosmarrëveshje që kishin mes tyre.

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos bien pre e ndikimit të politikës dhe faktorëve të jashtëm, por ta zhvillojnë procedurën në pajtim me dispozitat ligjore, dhe ruajnë integritetin e të dyshuarit dhe t’i informojnë pjesëmarrësit e tjerë në procedurë se, hetimet kryhen nga prokuroria dhe se gjykimi bëhet në gjykatë, e jo përmes presionit politik, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe politike.

Ne jemi të bindur që në proces të hetimeve do të vërtetohen faktet sepse këtu nuk kemi të bëjmë me vepër penale, dhe ndaj të mbrojturit tim do të nxjerrët një vendim i drejtë, këto hetime do të pushojnë hetimet. Kjo sepse i mbrojturi im nuk ka kanosur dhe ngacmuar D.B, gjithashtu nuk do ta kanos as nuk do ta ngacmojë as në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat