Dimal Basha zbulon prapavijën e “zhurmës” së LDK-së për tatimin në pronë – ja si qëndron e vërteta!

Aktuale

Dimal Basha zbulon prapavijën e “zhurmës” së LDK-së për tatimin në pronë – ja si qëndron e vërteta!

Nga: M.Haziri Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:58
Dimal Basha

Rritja e çmimit të tatimit në pronë ka arritur të sjellë paknaqësi tek qytetarët e vendit.

E në lidhje me këtë deputeti nga LVV, Dimal Basha i ka reaguar LDK-së.

Ai u shpreh se nëse dëshiron LDK të iu bëjë mirë qytetarëve atëhere mund ta përkrahin idenë e ministrit Murati, përcjell “Bota sot”.

Deputeti thotë që e gjith kjo zhurmë vjen sepse LDK ka blerë shumë banesa dhe nuk ka paguar tatim fare.

Postimi i plotë

Nëse LDK po mendojnë se tatimi në pronë është barrë e madhe për qytetarë pas vlerësimit real që u bë, atëherë le ta përkrahin idenë e ministrit Murati që t’ua falim qytetarëve tatim deri në 100€, dhe ne e ndryshojmë ligjin që të mundësohet kjo.

𝐌𝐢𝐫ë𝐩𝐨 𝐤𝐣𝐨 𝐍𝐔𝐊 𝐩𝐨 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡!

Cka po ndodh është se LDK po kërkon që ministri me marrë një vendim të ri për me pezullu vlerësimin e pronave, por që është 𝐠𝐚𝐛𝐢𝐦 dhe njëkohësisht përbën 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞. E kundërligjshme sepse ligji e obligon ministrin me bë vlerësimin, dhe gabim sepse po kërkojnë kthim në gjendjen e mëparshme, pra ku pronat kanë qenë të nënvlerësuara.

𝐏𝐬𝐞 𝐚 𝐭𝐡𝐮?

Sepse 𝐧ë𝐧𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢 i konvenon mafisë së betonit që kanë shumë banesa e kanë paguar shumë PAK, e disa prej tyre as që i kanë pas të regjistruara ato banesa, dhe NUK kanë paguar fare! Pra ZERO tatim!

E na falni por kjo 𝗡𝗨𝗞 𝗞𝗔𝗟𝗢𝗡!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat