​Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

Aktuale

​Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë.

Policia përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Policia nëpërmjet një postimi të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video.

Thekson se këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.

https://fb.watch/il5Cdn5FFy/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat