Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj të gjithë atyre që po deklarojnë se kryemsinitri Kurti po i prishë marrëdhëniet me Amerikën.
Ai thotë se edhe “kur i themi Serbisë jo Asociacion, sepse e dëmton shtetin, këta thonë po na dëmtoni relacionet me Amerikën.
Postimi në Facebook:
“Një dhuratë si kali i Trojës”!
➖ Strategjia e ultë e disa shqipfolëseve është e thjeshtë! Sa herë që dojnë me sulmu Kryeministrin dhe m’i dal krah Serbisë (por s’guxojnë me thanë haptas), paketën me interesa t’Vuçiqit e mbështjellin me flamur amerikan dhe na thonë pranone se është ‘dhuratë amerikane!’
▪️A e keni vërejtë që kur e kundërshtojmë Vuçiqin, këta thonë po e kundërshtoni me Amerikën.
▪️Kur i themi Serbisë jo Asociacion, sepse e dëmton shtetin, këta thonë po na dëmtoni relacionet me Amerikën.
▪️Kur themi se Serbia ka qëllim me prish Kosovën, këta na thonë po na prishni me Amerikën!
➖ Ne jemi në bisedime me SERBINË, jo Amerikën, e kur t’i themi JO Serbisë, kjo nuk dmth që po i themi jo Amerikës, sepse ne kemi problem me Serbinë, asnjëherë me Amerikën!