Basha: A e keni dëgjuar opozitën serbe duke e quajtur Vuçiqin anti-amerikan

Aktuale

Basha: A e keni dëgjuar opozitën serbe duke e quajtur Vuçiqin anti-amerikan

Më: 30 janar 2023 Në ora: 21:01
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar një status në Facebook, ku ka kërkuar disa shpjegime.

Ai ka shkruar për opozitën në Kosovë dhe në Serbi.

“Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën! Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme.Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë”, ka shkruar Basha.

E ai thotë se opozita në Serbi ”nuk e quan Vuçiqin anti-amerikan“.

”A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan? A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit? A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?”, ka shtruar pyetje deputeti i pushtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat