Albin Kurti publikon fotografitë duke bë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajazitit

Aktuale

Albin Kurti publikon fotografitë duke bë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajazitit

Nga: N. Sh. Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:07
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla duke bë homazhe para përmendores së Zahir Pajazitit

Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bë homazhe para përmendores së komandanti të UÇK-së Zahir Pajaziti.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi ka shkuar për 26 vjetorin e vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Postimi i plotë:

Në sheshin që mbanë emrin e tij, në Prishtinë bëmë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.

Në 26 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, me ministra të Qeverisë sonë e deputetë të Kuvendit, përkujtuam veprën e tyre për lirinë, për shtetin dhe për pavarësinë tonë.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat