Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës proces i domosdoshëm

Aktuale

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës proces i domosdoshëm

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:00
Foto nga vendngjarja

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri dhe çdo zvarritje vetëm sa ua pamundëson qytetarëve të Kosovës qasjen në mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës, me theks të veçantë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i ka bërë gjatë vizitës në Valletta, ku u prit në Parlamentin e Republikës së Maltës nga deputetë maltezë, anëtarë të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ahmeti falënderoi deputetët për mbështetjen e tyre të fuqishme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duke kujtuar gjithnjë rolin e rëndësishëm dhe qasjen e guximshme që Asambleja Parlamentare e kësaj organizate ka pasur ndër vite.

Zëvendësministri i Jashtëm njoftoi nikoqirët mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimet në indekset e demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga MPJD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat