Hoti: Ballkani Perëndimor ka nevojë për përmbylljen e kornizës së sigurisë

Aktuale

Hoti: Ballkani Perëndimor ka nevojë për përmbylljen e kornizës së sigurisë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:29
Foto nga vendngjarja

Avdullah Hoti ish-kryeministri i Kosovës, në emër të Kosovës ka marr fjalën në Kongresin Amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka njoftuar se ka folur për nevojat e Ballkanit Perëndimor.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës.” – ka shkruar ai.

Hoti ka treguar se në këtë kongres ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për përmbylljen e kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja.

“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore.” – ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat