​Vitia: Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike

Aktuale

​Vitia: Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në takim me Ambasadoren Ziv, ministri Vitia u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në fushën e shëndetësisë.

“Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e shërbimeve emergjente”, deklaroi ministri Vitia.

Në takim u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat