Milazim Krasniqi: Nëse prishemi me ShBA-në, pason izolimi e degradimi

Aktuale

Milazim Krasniqi: Nëse prishemi me ShBA-në, pason izolimi e degradimi

Më: 31 janar 2023 Në ora: 22:45
Milazim Krasniqi

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke vënë në fokus marrëdhëniet e tanishme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, Krasniqi ka bërë një krahasim me kohën e Enver Hoxhës, duke thënë se nëse prishemi me ShBA-në, siç ishte prishur Enver Hoxha, atëherë na pret izolimi.

“Nëse prishemi me SHBA-në, fjala vjen siç u prish Enver Hoxha në vitin 1946, atëherë pason izolimi, degradimi,”- ka shkruar ai.

Më tej, Krasniqi ka shtuar se në një rast të tillë, cilido lider që të jetëmund të fitojë edhe 99.9% të votave.

“Në atë rast lideri, cilido që të jetë ai, mund të fitojë edhe 99.9% të votave, siç fitonte Enver Hoxha me banditët e vet. Por ato fletëvotime mund të hyjnë në punë veç si letër toaleti,”- ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat