“Martin Berishaj para drejtësisë” – mbishkrime nëpër objektet institucionale dhe në rrugët e kryeqytetit

Aktuale

“Martin Berishaj para drejtësisë” – mbishkrime nëpër objektet institucionale dhe në rrugët e kryeqytetit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:55
Mbishkrime nëpër objektet institucionale dhe në rrugët e kryeqytetit

”Martin Berishaj para drejtësisë”, mbishkrime spreji me këtë mesazh janë parë sot nëpër muret e objekteve institucionale dhe në rrugët e kryeqytetit.

Autorët e këtyre mbishkrimeve nuk dihen, por qytetarët e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar sqarime rreth aferës së ambasadorit Martin Berishaj.

Mediat sllovene dhe kroate nga muaji prill i vitit të kaluar kanë raportuar se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një skandal korruptiv financiar.

Sipas tyre, Berishajt i janë dhënë mbi 2 milionë euro nga dega e kompanisë sllovene në Serbi, GEN-I, para të cilat janë tërhequr kesh nga ai në banka të ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Po ashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit vitin e kaluar ka nisur hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj, për deklarim të rremë të pasurisë, përkatësisht për mosdeklarim të aksioneve të tij në kompaninë private “MB Consulting”, ndërsa së fundmi është bërë e ditur që gjatë dhjetorit të vitit 2022 Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, i cili ka të bëjë me dyshimet e bazuara se Berishaj ka përfituar para nga GEN-I, me seli në Serbi dhe ka bërë shmangie nga tatimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat