Dyshohet se një punëtor ka vdekur në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë

Aktuale

Dyshohet se një punëtor ka vdekur në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:19
Ilustrim

Dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës një 51-vjeçar, N.M (51-vjeç), në vendin e punës në një gurthyes në Studençan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marrë informatën se në emergjencën në Suharekë është sjellë një person pa shenja jete. Të gjitha njësitë kompetente të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren. Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Viktima është N.M.51 vjeç nga Prizreni”, tha Shaqiri.

Ky i fundit ka thënë se pasi është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat