Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e Pagave ishte i duhuri

Aktuale

Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e Pagave ishte i duhuri

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka dhënë arsyet se pse beson që propozimi i këtij subjekti politik për Ligjin e Pagave ishte i duhuri.

LDK-ja ka propozuar që koeficienti të jetë 125 dhe jo 105 siç është ai i Qeverisë Kurti, njofton Klan Kosova.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi pasur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend”.

“Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat