Çitaku: Eksponentë të lartë të qeverisë shkarravitën në rrjete sociale kundër aleatëve

Aktuale

Çitaku: Eksponentë të lartë të qeverisë shkarravitën në rrjete sociale kundër aleatëve

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thek suar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.

“Duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri. Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo ka thënë se fatkeqësisht, kanë parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve.

“Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar Çitaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat