Doarsa Kica kërkon që të bëhen “screenshots” statuset e deputetëve të VV-së për Asociacionin

Aktuale

Doarsa Kica kërkon që të bëhen “screenshots” statuset e deputetëve të VV-së për Asociacionin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar që statuset e deputetëve të Vetëvendosje për Asociacionin të bëhen “screenshots”.

Kjo pasi kryeministri Albin Kurti vendosi gjashtë kushte për implementimin e Asociacionit.

“Ju lus të filloni me screenshots të statuseve të deputetëve të VV që bien në kundërshtim të PLOTË me fjalimin e sotëm të kryeministrit lidhur me Asociacionin”, ka shkruar deputetja në Facebook. “Do të na duhen gjatë moralizimeve të ardhshme”.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka pasur debat të ashpër në mes kryeministrit Kurti dhe opozitës rreth Asociacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat