Paçarizi: 6 kushtet e Kurtit e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm

Aktuale

Paçarizi: 6 kushtet e Kurtit e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm

Nga: A.Zh Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:08
Rrahman Paçarizi

Profesori universitar dhe analisti politik Rrahman Paçarizi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti paraqiti 6 kushtet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Teksa ka vlerësuar se kushtet e Kurtit, e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm, Paçarizi ka thënë se shpresoj se kryeministri ua ka prezantuar të njëjtat edhe ndërkombëtarëve.

Sipas tij, nëse Kurti nuk e ka bërë ende këtë gjë, ai është vonuar shumë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm. Ato pika janë të përfshira në Marrëveshjen e vitit 2015, madje edhe kushtëzimi i zbatimit të Asociacionit me njohjen është të parimet e dialogut te Brukselit.

Plani franko-gjerman e rihap dialogun për Asociacionin më shumë gjasë që të avancohet në autonomi për veriun. Prandaj ka një kërkesë amerikane që përmes implementimit të marrëveshjes së vitit 2015 të shpëtohet çka mund të shpëtohet në këto rrethana.

Shpresoj që kryeministri i Kosovës t’ua këtë prezantuar me kohë partnerëve ndërkombëtarë këto kushte.

Nëse s’e ka bërë këtë, është vonuar shumë dhe kjo vonesë është e barasvlefshme me qasjen e re të sekretarit amerikan, Blinken, ndaj Serbisë.

Nuk besoj që na ndihmon gjë, nëse ia rikujtojmë kryeministrit Kurti, opozitarin Albin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat