Escobar: Për Amerikën, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Escobar: Për Amerikën, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:12
Gabriel Escobar

Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka folur edhe njëherë për procesin e dialogut, Asociacionin dhe tema tjera që ndërlidhen me relacionin Kosovë – Serbi.

Escobar ka thënë se SHBA-të mbështesin një dialog të lehtësuar nga BE-ja, dhe se vendi i tij pret që të gjitha vendet e rajonit ta njohin njëra – tjetrën.

“Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat për tregtinë, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian”, tha Gabriel Escobar.

Unë punoj shumë ngushtë me Miroslav [Lajcak], por është ende plotësisht dialog i lehtësuar evropian. Unë nuk marr pjesë në bisedime”, sqaroi Escobar.

Ai shtoi se plani franko – gjerman është një plan i rëndësishëm për normalizimin dhe se të dyja palët duhet ta pranojnë atë dhe të nisin zbatimin e menjëherëshëm të tij.

“Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë tani se propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim – unë isha atje, kur ata e dorëzuan atë – ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ai.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive”, shpjegoi Escobar.

“Reagimet janë normale. Çështja e Kosovës është një çështje shumë emocionale për Serbinë. Është vendi ku ata shqetësohen shumë se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen, çfarë do të thotë për serbët që jetojnë atje. Por është një gjë e rëndësishme që ata duhet të marrin”, tha Gabriel Escobar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat