Osmani pritet në takim nga kryeparlamentari i Islandës, i flet për zhvillimet e fundit

Aktuale

Osmani pritet në takim nga kryeparlamentari i Islandës, i flet për zhvillimet e fundit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Në takim me Kryetarin e Kuvendit Ármannsson, Presidentja Osmani ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, duke potencuar rëndësinë që ajo të vazhdojë edhe më tej në arenën ndërkombëtare.Në këtë frymë, Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën.

Osmani dhe Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të kontribuar për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Kryetari i Kuvendit Ármannsson e falënderoi Presidenten Osmani për vizitën dhe theksoi se Islanda është e përkushtuar për t’i thelluar më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat