Lushtaku: VV-ja duke dashur ta godas Konjufcën, i uli pagat e administratës së kuvendit

Aktuale

Lushtaku: VV-ja duke dashur ta godas Konjufcën, i uli pagat e administratës së kuvendit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Anëtari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Mërgim Lushtaku

Anëtari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Mërgim Lushtaku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë për koeficientin e Ligjit për Paga.

Ai ka hedhur dyshime se mund të ketë inate partiake brenda Vetëvendosjes pasi me koeficientin e prezantuar, pagat e zyrtarëve të administratës së kuvendit janë ulur për rreth 40%.

Lushtaku ka thënë se me këtë VV-ja ka dashur ta godet bashkëpartiakun e  tyre, Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i kuvendit.

“Kuvendit të Kosovës ia keni ulë pagat  rreth 40% nuk e di a keni inate politike që me e godit sektorin ku punon një udhëheqës i juaji siç është Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca apo e keni bërë me iu hakmarrë administratës së kuvendit që është tallje për mendimin tim”, ka thënë Lushtaku.

Këto komente deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i bëri gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në këtë komision.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat