Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të bëhet me ligj të ri

Aktuale

Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të bëhet me ligj të ri

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:47
Hekuran Murati

Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve përmes një shkrese ka bërë të ditur se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë, pas propozimit të kësaj ministrie që komunat t’ua heqin nga 100 euro faturave të tatimit në pronë për vitin 2023.

Megjithatë sipas vendimit kjo do të mund të bëhet me një ligj të ri.

Kështu po vlerëson edhe ministri Hekuran Murati, i cili ka bërë të ditur se dispozita për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do të përfshihet në ligjin e ri.

Madje ai ka shtuar se procedurat për hartimin e ligjit të ri do të nisin javën që vjen.

“Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri”, ka shkruar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat