Sami Lushtaku viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ai dhe bashkëluftëtarët e tij do të dalin fitimtarë

Aktuale

Sami Lushtaku viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ai dhe bashkëluftëtarët e tij do të dalin fitimtarë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 17:01
Sami Lushtaku, Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi në Hagë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish-presidenti po mbahet i fort dhe me qëndrim prej burrështetasi.

Lushtaku është shprehur i bindur se Thaçi dhe bashkëluftëtaret e tij do të dalin fitimtar në fund të këtij procesi.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi. I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat