Jevtiq: Asociacioni nuk do të jetë njëetnik

Aktuale

Jevtiq: Asociacioni nuk do të jetë njëetnik

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:40
Dalibor Jevtiq dhe Escobar

Në një takim në Uashington me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar formimin e Asociacionit, për çka tha se ai nuk do të jetë “mono-etnik siç dëshiron ta paraqes dikush”.

Jevtiq, tha se komuniteti serb kërkon që Asociacioni të jetë sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe se si i tillë “nuk do të jetë institucion që ua merr të drejtat shqiptarëve ose të tjerëve”.

“Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë mekanizëm që do të sigurojë se në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor, planifikimit urban dhe ekonomi në komunat me shumicë serbe do të zhvillohen edhe njerëzit e tjerë që jetojnë në këto komuna, kështu që do të jetë në të mirë të të gjithëve, dhe kështu Asociacioni nuk do të jetë monoetnik siç dëshiron ta pares dikush”, ka thënë Jevtiq.

Në anën tjetër, siç thotë Jevtiq, Escobar ka kërkuar në mënyrë të paekuivok që Asociacioni të formohet dhe se nuk mund të ketë vonesa në këtë proces.

“Escobar gjithashtu theksoi nevojën që serbët të jenë pjesë e insticioneve të Kosovës në kapacitet të plotë në mënyrë që të gjithë popujt të punojnë bashkërisht dhe të ndërtojë besim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë”, shkroi Dalibor Jevtiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat