​Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Elfir Behrami nga Podujeva

Aktuale

​Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Elfir Behrami nga Podujeva

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 21:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj tash e sa kohë është duke i vizituar familjet e dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë, në nderim të kontributit të tyre në çlirimin e vendit.

Ai sot ka njoftuar se ka vizituar familjen e dëshmorit, Elfir Behrami nga Podujeva, të cilin e ka vlerësuar lartë për aktivitetin e tij që nga demonstratat dhe protestat studentore e deri në luftën e tij si ushtar i UÇK-së.

Aktivitetin e tij dëshmori, Elfir Behrami e kishte filluar qysh në demonstratat dhe protestat studentore, e që nuk mungonte në asnjërën prej tyre. Pastaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht kryen stërvitjet në Bajgorë në vendin ku djemtë e Llapit përgatiteshin intensivisht e më pas merrnin armët dhe vendoseshin në frontet e luftës.”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social facebook, përcjell KosovaPress.

Sipas Mehaj qëndresa e tij heroike dhe e shokëve dëshmonte vendosmërinë dhe guximin që kishin. Kështu ishte deri në rënien e tij, vendi në të cilin Elfiri u përjetësua ishte i mbushur me plot gëzhoja të plumbave, që tregon për ashpërsinë e luftimeve.

Postimi i tij i plotë:

“Në lagjen e dëshmorëve në Podujevë, vizitë familjes së dëshmorit, Elfir Behrami.

Aktivitetin e tij dëshmori, Elfir Behrami e kishte filluar qysh në demonstratat dhe protestat studentore, e që nuk mungonte në asnjërën prej tyre. Pastaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht kryen stërvitjet në Bajgorë në vendin ku djemtë e Llapit përgatiteshin intensivisht e më pas merrnin armët dhe vendoseshin në frontet e luftës.

Në aksione e beteja ai tregonte shkathtësi të jashtëzakonshme, me bashkëluftëtarët e tij shpartallonin armikun. Qëndresa e tij heroike dhe e shokëve dëshmonte vendosmërinë dhe guximin që kishin. Kështu ishte deri në rënien e tij, vendi në të cilin Elfiri u përjetësua ishte i mbushur me plot gëzhoja të plumbave, që tregon për ashpërsinë e luftimeve.

Lirinë e kemi falë gjakut të tyre, lavdi të përjetshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat