“Vërejtja” e Konjufcës: Po çohet pluhur, propozimi i BE-së u pranua moti

Aktuale

“Vërejtja” e Konjufcës: Po çohet pluhur, propozimi i BE-së u pranua moti

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:40
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Fotografi nga arkivi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën tha se e mbështet kryeministrin Albin Kurti, që të hënën pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Nuk po e di pse gjithë ky pluhur kur kryeministri para tre muajsh ka thënë që ky plan është i pranueshëm për Kosovën. Pra është bazë e mirë. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që aty nuk përmendet kurrfarë asociacioni. E tëra që mund të aludohet për nënkuptim të Asociacionit në atë plan është marrëveshjet e deritashme të arritura në dialog. Në një farë mënyre, Kosova e merr përsipër një obligim për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog. Nga ky kuptim mund të thoni se është i nënkuptueshëm, pra është implicit referenca në Asociacion”, tha Konjufca, gjatë një prononcimi për media.

Megjithatë, i pari i kuvendit shtoi se “duhet të gjendet një formë e re e asociacionit” por kjo është shumë e vështirë në këto kushte ku Gjykata Kushtetuese (vendimi më 2015) e ka hedhur poshtë në 23 pika.

“Një formë është, ajo e cila është formale simbolike me takime të cilat komunat ndajnë –shprehen për problemet e tyre të përbashkëta. Eventualisht krijojnë ndonjë mekanizëm, sa i përket ajo që i lidhë interesat e përbashkëta në fusha që janë specifike”.

Konjufca tha se ka dy rreziqe për Kosovën. “E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë, edhe pse kjo është kompromis. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje vetëm de-fakto ; pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet direkt, por në mënyrë të tërthortë”.

“E rreziku i dytë, duket që nuk është aspak i lehtë, duket që marrëveshja se ka njohjen përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë të sekuencojë. Hapi i parë marrëveshje bazike, sipas plani që po quhet franko-gjerman dhe në hapin e dytë, Kosovës mund t’i kërkohet më shumë sesa që i kërkohet tani”, tha Konjufca.

Konjufca, është bërë zyrtari i parë kosovar që publikisht pranoi se hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat