Rast i rëndë për familjen Gjeli, humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua në Drenas

Aktuale

Rast i rëndë për familjen Gjeli, humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua në Drenas

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 23:51
QKUK

U raportua sonte për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca.

Mësohet se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij  kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia. Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për një konfirmim zyrtar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat