VV: 14 shkurti 2021, data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi

Aktuale

VV: 14 shkurti 2021, data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:30
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, bëri të ditur se me qeverisjen e re, Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit e reformim të institucioneve.

VV potencoi se rezultati i 14 shkurtit 2021 ka qenë vetëm nisje e një projekti, i cili siç u theksua, do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore.

“Në vitin 2021, në 14 shkurt, populli i Kosovës vendosi të votojë masivisht ndryshimin. Një shumicë elektorale që nuk ka pasur precedentë në Kosovë, 51% për listën e VETËVENDOSJE!s. Tre prijësit e listës, Albini, Vjosa e Glauku, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë. Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave.”, u bë e ditur në njoftimin e VV-së.

Sipas VV-së, 14 shkurti i vitit 2021 ka qenë data kur aktivizmi është zgjeruar për të mirën e atdheut.

“Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut.”, u bë e ditur tutje nga VV.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat